Skuadra e Dynamos së Kievit ka barazuar me rezultat 1:1 me Rangersin, në takimin e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve për Champions League.
Ballafaqimi është zhvilluar në Lublin të Polonisë.
Skuadra ukrainase e kaloi në epërsi me golin e Yarmolenkos në minutën e 38-të.
Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 90+4, duke iu falënderuar futbollisti Dessers.
Dynamon e pret punë e madhe në Skoci.