Hasan Hyseni firmos me Feronikelin 74

Futboll

Hasan Hyseni firmos me Feronikelin 74

Nga: K.Goca Më: 6 gusht 2024 Në ora: 22:38
Pamje nga prezantimi

Feronikeli 74 nga Drenasi është përforcuar me futbollistin me përvojë Hasan Hyseni.

Një futbollist që vlerësohet si përforcim i madh për skuadrën nga Drenasi.  

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë që futbollisti, Hasan Hyseni, është transferimi i radhës tek klubi ynë, FC Feronikeli 74.

Hyseni, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Prishtina, ka përvojë të jashtëzakonshme në këmbët e tij, e njeh shumë mirë Superligën e Kosovës dhe padyshim që do të jetë vlerë e shtuar e klubit.

Anësori 27 vjeçar i është bashkuar skuadrës deri në fund të sezonit, por në kontratën e tij me klubin ka edhe mundësinë e vazhdimit.

Ne si klub shpresojmë që rrugët tona të jenë të gjata dhe të suksesshme”, njofton FC Feronikeli 74.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat