Kastrati ndan gjashtë kartonë të verdhë!
Gjyqtari nga Kosova, Visar Kastrati, ka ndarë sot drejtsinë në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Konferencës së Evropës, midis klubit armen, Noah, dhe atij grek, AEK-ut të Athinës.
Kastrati, i ndihmuar nga kosovarët tjerë, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Mentor Ajeti, dha gjashtë kartonë të verdhë, nga tre për secilin klub.
Përndryshe, përballjen e fitoi Noah, me rezultat 3:1.