Viti i ri, probleme të vjetra. Chelsea e Enzo Marescas e nisi këtë fazë parasezonale në këmbë të gabuar, duke pësuar tri humbje në pesë testet e para.
Shifra më shqetësuese është pa dyshim ajo e mbrojtjes, me londinezët që kanë pësuar 12 gola në takimet me Wrexham, Celtic, Manchester City dhe Real Madrid.
Me pak më pak se një muaj deri në fund të tregut të transferimeve, drejtuesit do të kenë detyrën e mundimshme për të hequr tepricat në skuadër dhe për t’i zëvendësuar ato me lojtarë funksionalë për projektin.
Gjatë natës, skuadra e trajnerit Maresca humbi ndeshjen miqësore ndaj Real Madridit të Carlo Ancelottit me rezultat 1-2.
Golat erdhën të gjithë në pjesën e parë, me “Los Blancos” që zhbllokuan ndeshjen me Lucas Vazquez në të 19-ën, përpara se të dyfishonin rezultatin në të 27-ën me Brahim Diaz. Goli i Noni Madueke thjesht shkurtoi diferencën në 2-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.
Pak ditë më parë, “Blutë” pësuan një humbje 4-2 kundër Manchester City-t të Pep Guardiolës: mbrojtja nuk ishte në gjendje të mbulonte një Haaland “të tmerrshëm” që shënoi një “hat-trick”.
Humbja më e rëndë, megjithatë, erdhi në fund të korrikut, me Chelsea që u mposht 4-1 nga Celtic. Kjo ndeshje vuri në dukje të gjitha problemet e praparojës së Marescas.
E vetmja paraqitje bindëse deri më tani ishte kundër CF America, me Nkunku, Guiu dhe Madueke që shënuan golat për rezultatin 3-0.
Lajmi më shqetësues është numri i lojtarëve aktualisht në skuadër: Maresca drejton një ekip prej 44 lojtarësh.
Në këtë listë të gjatë gjejmë 8 portierë, ku edhe drejtuesit kanë vendosur në këtë merkato të blejnë të riun Filip Jorgensen (lindur në 2002) nga Villareal për një shumë që kalon 24 milionë.
Pavarësisht një skuadre të bollshme, Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet dhe dëshiron të blejë një lojtar tjetër në sulm.
Synimi fillestar ishte Victor Osimhen, por në pamundësi për të arritur te nigeriani londinezët janë përqendruar për të marrë Samu Omorodion.
Lojtari spanjoll, në pronësi të Atleticos Madridit, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Alaves, ku shënoi 9 gola dhe dha 1 asist në 35 ndeshje. Chelsea është gati të paguajë 40 milionë euro për të. Me përjashtim të çdo transferimi, ai do të bëhej lojtari numër 45 në skuadër.