Ndeshja e parë për Llapin në kampanjën 2024/25, do nis në tempullin Zahir Pajaziti.
Toka llapjane, pret ‘Skifterët’ të cilët do debutojnë me Ardian Nuhiun në elitën e futbollit.
Me datën 10 gusht, në ora 17:00, skuadra e Tahir Batatinës hap zyrtarisht sezonin në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Llapi nuk e ka fituar kurrë titullin kampion, dhe një gjë të tillë ishte shumë afër ta bënte vitin e kaluar, por nuk ja doli.
Të njejtën gjë e synojnë Gjilani, ku pas riorganizimit të klubit, do synojnë trofe të sjellin në qytetin e tyre.