Man United nuk do e pres më Ugarten

Futboll

Man United nuk do e pres më Ugarten

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 11:20
Manuel Ugarte

Man United nuk do e pres më Ugarten, United gati ofertën për lojtarin e Championship!

Manchester United ishte prej kohësh në ndjekje të Manuel Ugarte të Paris Saint Germain. “Djajtë e Kuq”, nuk mundën të përmbushnin kërkesat e francezëve për 51 milionë paund dhe tashmë duket se kanë ndryshuar objektiv në merkato.

Fjala është për Sander Beurge të Burnleyt dhe sipas “The Athletic” drejtuesit e United tashmë kanë nisur nga puna për 26-vjeçarin dhe madje kanë mbajtur takimet e para me kolegët e tyre të Burnleyt.

Gjatë sezonit të fundit, Berge u aktivizua në 40 ndeshje me Burnley ndërsa shënoi edhe dy gola e dy asistë. Berge, gjithashtu është edhe pjesë e rëndësishme e kombëtares së Norvegjisë duke regjistruar 46 prezenca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat