Slot dëshiron një mesfushor

Futboll

Slot dëshiron një mesfushor

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 11:21
Arne Slot

Liverpooli synon të forcojë skuadrën e Arne Slot duke nënshkruar me një mesfushor gjatë merkatos verore.

‘Të Kuqtë’ aktualisht është në kërkim të një mesfushori që nuk luan aktualisht në Premier League, ka bërë të ditur gazetari Davis Ornstein.

Deri më tani Liverpool nuk kanë lëvizur në merkato, por ëndrra e trajnerit holandez mbetet një mesfushor.

Andrien Rabiot mbetet i preferuari i Slot, duke parë dhe çmimin e francezit, i cili mund të transferohej në Anfield me parametra zero.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat