Partizani rikthen ‘djalin e shtëpisë’

Futboll

Partizani rikthen ‘djalin e shtëpisë’

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 11:37
Franci Lala

Merkato e kësaj vere e Partizanit nuk ka lënë një shije të mirë tek tifozët, madje edhe opinioni publik teksa skuadra nuk po performon siç duhet. Lojtarët ‘Big’ që u laguan nuk janë zëvëndësuar siç duhet dhe problemet vijojnë të jenë prezente.

Reparti defansiv është një nga hallkat e dobëta që u pa gjatë kualifikueseve europiane.

Pas largimit të Eljon Sotës duhet një zëvendësues dhe të kuqtë e kanë gjetur në familje.

Franci Lala ka zbritur në stërvitje me Demat dhe pritet të jetë futbollisti i ri i Partizanit pasi të firmosë kontratën. Mbrojtësi 25-vjeçar ishte së fundmi pjesë e Kukësit, por është një prodhim i akademisë së Partizanit, madje një tifoz i thekur e ngjyrës së kuqe saqë mban edhe numrin 46 në fanellë, atë të themelimit të klubit.

Në një intervistë të një viti më parë ai shprehu hapur dëshirën për të luajtur me Partizanin duke i lënë 'stafetën' kështu drejtuesve të kuq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat