Oltijon Kërnaja nuk do të jetë më pjesë e Kukësit. Është vetë zëvendës trajneri që jep lajmin e largimit nga verilindorët me një postim në profilin e tij në Facebook.
“Falemimderit Naim Halii dhe Eronaldo Gjici per besimin ne kto muaj ne situata mjaft te veshtira. Faleminderit per bashkepunim teje korrekt dhe shume profesionist profesor Stavri dhe profesor Devollit, fale jush asnjehere nuk me konsideruat si trajner i dyte por si bashke trajner.
Faleminderit Ylli, Albi, Ani , Vaso , Neritani dhe Qemali te gjithe sebashku si nje familje u munduam ti bejme balle te gjithe padrejtesite qe na u ben kte vit! Faleminderit cdo lojtari per bashkepunimin.
Dhe kryesorja Faleminderit tifozave qe me priten me dashuri dhe ngrohtesi Armata e Veriut. U siguroj se Olti Kernaja gjithmone ka dhene maksimumin ne cdo mimute te 18 muajve. Faleminderit dhe mirupafshim Kukës”, shkruan Kërnaja.
Kërnaja shihej si një alternativë për të marrë kryesimin e skuadrës këtë sezon në Kategorinë e Parë, por me ndryshimin e pronësisë planet kanë ndryshuar. Trajneri i njohur mbetet i lirë në treg dhe së shpejti pritet të vendosë të ardhmen e tij.