Fernando Alonso i jep Mbappes “detyrat e shtëpisë”

Futboll

Fernando Alonso i jep Mbappes “detyrat e shtëpisë”

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 12:58
Mbappe

Fernando Alonso dhe Pedro de la Rosa kanë sfiduar njëri-tjetrin në lojën e DAZN. Asturiani dhe katalanasi e kanë luajtur këtë lojë legjendare, ku janë shfaqur emra të mëdhenj, si nënshkrimi i ri i Real Madridit, Kylian Mbappé. Njeriu i “Aston Martin” është tifoz i klubit të bardhë. Ai është shumë i lumtur me ardhjen e yllit francez, Kylian Mbappe, në kryeqytet.

Pas shumë vitesh pritje, Florentino Pérez ka gjetur sulmuesin që ka kërkuar prej kohësh. Asturiani e ka vuajtur këtë më parë, kur transferimi nuk përfundoi, por tani është i lumtur që “telenovelës” i ka ardhur fundi. “Jam shumë i lumtur, Mbappe bëhet realitet pas një pritjeje të gjatë prej 6 apo 7 vitesh, në të cilat nënshkrimi thuajse kishte përfunduar”, – ka rrëfyer Alonso për DAZN.

Spanjolli është dukur shumë i lumtur, ndërkohë që beson se sulmuesi francez do të ulet “me këmbë në tokë” te të bardhët. “Më në fund ai ka ardhur dhe do të jetë një përforcim i jashtëzakonshëm për Real Madridin.

Shpresoj që të ketë sukses”, – komentoi asturiani me Pedro de la Rosa. Lojtari i “Aston Martin” do ta ndjekë nga afër sezonin e parë të Mbappé në Spanjë. Ai është i sigurt se me të gjithë tifozët e Real Madridit do ta shijojnë lojën e francezit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat