Flamurtari prezanton edhe qendërmbrojtësin kolumbian!
Flamurtari nuk ka mbyllur ende merkaton, teksa vazhdon të përforcohet me lojtarë që do të jenë alternativa të rëndësishme për formacionin e drejtuar nga Andrea Agostineli.
Sot, vlonjatet kanë zyrtarizuar afrimin e radhës, qendërmbrojtësin 33-vjeçar kolumbian Huan Andres Bolanjos.
Lojtari vjen nga kampionati maltez ku ka luajtur së fundmi me Valetën, teksa ka luajtur në karrierën e tij edhe në kampionatin kolumbian, argjentinas, peruan apo kinez.