Transferimi i Julián Álvarez nga Manchester City tek Atlético Madrid ka vënë në gatishmëri të gjithë Europën, përfshirë edhe Real Madridin. Ndonëse Guardiola ka siguruar se zëvendësuesi i sulmuesit argjentinas është tashmë në skuadrën e City, e vërteta është se në botën e futbollit europian pothuajse askush nuk e beson këtë.
Klubi nga “Etihad” do të arkëtojë rreth 85 milionë euro për Julián Álvarez dhe kjo do të thotë se skuadra kampione e Premier League ka para të reja për “të peshkuar” në merkato sulmues tjetër. Dhe aty shfaqet emri i Rodrygo.
Braziliani është një lojtar që Guardiola e pëlqen shumë. Tani, trajneri spanjoll mund të bëjë një përpjekje të re për të nënshkruar me të. Nuk është diçka e re, sepse “sirenat” e Manchester City për Rodrygo tingëllojnë prej kohësh. Tani, me ato 85 milionë euro në dispozicion, këto “sirena” do të tingëllojnë më fort.
Rodrygo, në parim, nuk planifikon të largohet nga Real Madridi këtë sezon. Braziliani është, pa dyshim, një nga ata preket shumë nga ardhja e Mbappe, por tani për tani dëshiron të vazhdojë te Real Madridi.
Natyrisht, nëse e sheh se po humbet rëndësinë, mund të mendojë të largohet nga klubi i bardhë dhe Manchester City do ta priste krahëhapur. Real Madridi është i vetëdijshëm për këtë dhe ndodhet në gatishmëri.
Për më tepër, nuk duhet të harrojmë se para finales së Champions League, Rodrygo tashmë kishte dërguar mesazhe, duke e lënë të hapur të ardhmen e tij dhe lavdëruar Manchester City. Diçka që nuk u pëlqye nga tifozët e Real Madridit, pavarësisht komenteve të mëvonshme të brazilianit.