Ultimatum Real Madridit për Daviesin

Futboll

Ultimatum Real Madridit për Daviesin

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 13:56
Alphonso Davies

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Bayern Munich nuk është në gjendje të gjejë një zgjidhje për çështjen e Alphonso Davies.

Mbrojtësit kanadez do t’i skadojë kontrata aktuale në vitin 2025, Real Madridi ka qenë gjithmonë aty për të, duke vigjëluar.

Sidoqoftë, lamtumira falas, me kosto zero, nuk mendohet për klubin bavarez.

Shmangia e humbjes së atyre 14 milionëve të investuara më 2019 për ta marrë nga Vankuveri është “detyrim-përcaktim”.

Aq sa, siç raportohet nga “FootMercato”, klubi bavarez po i bën presion Real Madridit për të bërë një lëvizje të menjëhershme për Alphonso Davies. Për momentin, zërat nga Spanja lënë të kuptohet preferencën e klubit spanjoll për të nënshkruar falas me lojtarin në fjalë, pasi ta ketë përfunduar kontratën me Bayern Munich, por tani duhet të marrë një vendim.

Klubi i Florentino Perez duhet të vendosë nëse do ta blejë lojtarin e lindur në vitin 2000 në këtë afat kalimtar veror ose të mendojë për mundësinë jo shumë të largët për ta humbur përgjithmonë, duke pasur parasysh pozicionin e Bayern Munich.

Për ta blerë menjëherë, megjithatë, duhet të negociohet me “Die Roten”, duke pasur parasysh çmimin fillestar prej 50 milionë eurosh dhe skadimin e kontratës që “i vë në litar” spanjollët.

Ndryshe, nuk mund të përjashtohet mundësia e një transferimi në një klub tjetër të madh, që mund të bëjë oferta adekuate për mbrojtësin e majtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat