Eridon Maloku do jetë pjesë e Flamurtarit nga edicioni 2024/25.
“Kemi kënaqësin t’ju njoftojm se kemi arritur marrëveshje me skuadrën e Fc Prishtinës për huazimin e sulmuesit Eridon Maloku në radhët tona” ka shkruar faqja zyrtare e Flamurtarit.
Maloku sezonën e fundit e kaloi te skuadra e Prishtinës së Re ku pati paraqitje mjaft të mira.
Në të kaluarën, sulmuesi ishte pjesë e Dritës, ku më pas u transferua në Prishtinë.