Henrik Nerguti do të jetë afrimi i rradhës për Skënderbeun. Korçarët ishin në kërkim të një mesfushori produktiv dhe kanë pikasur te 21-vjeçari, profilin e duhur për të zëvendësuar kapitenin e larguar, Dean Liçon.
Liço u transferua në Turqi për 250 mijë euro dhe përqindje të kartonit në shitjen e rradhës.
Mbushi arkën e klubit, por la një boshllëk në fushën e lojës që do të jetë një mision i rëndësishëm për t’u arrirë nga Nerguti.
Lojtari kryeqytetas është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe së fundmi mbylli aventurën e tij në Slloveni me NS Mura ku ka luajtur më parë edhe Mirlind Daku. Ditën e djeshme ai ka zbarkuar në Shqipëri ku ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me korçarët.