Skuadra e madhe italiane, Sampdoria do të ketë dy talentë kosovarë brenda saj.
Pak muaj më parë me Sampdorian nënshkroi supertalenti kosovar, Leon Zeqiraj, mbrojtës i kombëtares U19 të Kosovës.
Bashkëlojtar me Zeqirajn tani do të jetë edhe Adam Hasani.
15 vjeçari që poashtu është anëtar i grupmoshave të Kosovës ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën e njohur italiane.