Futbollisti i Deçiqit: Jemi të gatshëm që të japim maksimumin në Helsinki

Futboll

Futbollisti i Deçiqit: Jemi të gatshëm që të japim maksimumin në Helsinki

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 16:07
Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit

Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit do të luajë nesër (18.00) ndaj Helsinkit nga Finlanda, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të kualifikueseve për Conference League.

Futbollisti i kampionit të Malit të Zi, Bojan Matiç, tha se ndihet shumë më mirë dhe është gati për ndeshjen.

“Ekipi është gjithashtu gati, kemi punuar gjatë gjithë javës për t'u përgatitur për një ndeshje të vështirë, të ngjashme me atë si kundër Dinamo  Batumi nga Gjeorgjia.

Jam i sigurt që ekipi është gati dhe do të shkojmë atje që të japim më të mirën tonë”, ka thënë Matiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat