Skuadra e Feronikelit 74 nga Drenasi vazhdon me përforcime për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Kësaj radhe janë përforcuar me mbrojtësin e majtë nga Dinamo e Tiranës.
“Futbollisti nga Tirana, David Gjinollari, i është transferimi më i ri i skuadrës sonë në këtë afat kalimtar.
Mbrojtësi i majtë, që nuk kursehet në asnjë pozitë të anës së majtë të fushës, ka vënë firmën në kontratën e klubit, duke ju bashkuar familjes sonë të madhe.
Gjinollari vjen nga Kategoria Superiore, ku sezonin e fundit ishte pjesë e FC Dinamo City, por ka veshur edhe fanellat e KS Burreli, KF Teuta e FC Hradec Kralove në ligën e Republikës Çeke”, njofton FC Feronikeli 74.