Nga titulli i fituar me Leicester te boksi: më 31 gusht ndeshja e parë!
Në vitin 2016 ishte një nga protagonistët e fitores së Leicester Cityt të Claudio Ranierit në Premier League, sot – pasi u tërhoq nga futbolli – po përgatitet të ngjitet në ring për ndeshjen e tij të parë të boksit kundër YouTuber-it Danny Aarons.
Po flasim për Danny Simpson, një mbrojtës i djathtë anglez, i cili gjithashtu luajti për Manchester United gjatë karrierës së tij në kohën e Cristiano Ronaldo-s.
Në moshën 37-vjeçare ai ka vendosur të kthehet në lojë në një sport tjetër dhe sfida është planifikuar për 31 gushtin e ardhshëm në Dublin.