Vora ka arritur të zyrtarizojë një tjetër futbollist gjatë kësaj merkatoje. Drejtusit kanë arritur të zyrtarizojnë një sulmues.
Idris Nuradeen është vënë nën urdhrat e Arian Bellait. 22-vjeçari në këtë mënyrë përforcon repartin e avancuar, duke siguruar golat për sezonin e ri.
"Zyrtare! Idris Nuradeen është futbollisti i Vorës.
Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Idris Nuradeen është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Idris është aktivizuar me ekipe si Bate Borisov, Fc Smorgon, Arsenal Dzerzhinsk
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Idris Nuradeen dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar klubi i Vorë.