Kingsley Coman drejt largimit nga Bayerni

Futboll

Kingsley Coman drejt largimit nga Bayerni

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 17:02
Kingsley Coman dhe Bayerni

Kingsley Coman mund të largohet nga Bayerni pas 8 sezonesh. 

Sipas “Sky”, pas investimit të madh në lojtarë si João Palhinha, Olise dhe Hiroki Ito, skuadra bavareze po kërkon të balancojë financat dhe francezi mund të jetë një nga ata që do të sakrifikohen nga trajneri Vincent Kompany për sezonin 2024/2025.

Bayerni është i hapur edhe për një huazim të mundshëm të lojtarit 28-vjeçar, me një klauzolë opsioni blerjeje në fund të sezonit. PSG ka nisur tashmë kontaktet me synimin për të zbuluar se si mund të realizohet transferimi i ish-futbollist të vet.

Sezonin e kaluar, Coman veshi fanellën e Bayernit në 27 raste dhe regjistroi pesë gola dhe tri asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat