Periudhë e vështirë për Gianluca Scamaccan, i cili pritet të rikuperohet nga dëmtimi i rëndë i gjurit të pësuar të dielën, në miqësoren kundër Parmës.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, operacioni për riparimin e këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë ka rezultuar me sukses dhe tashmë ka filluar faza e rehabilitimit.
Sulmuesi fillimisht duhet qëndrojë i shtruar në klinikë dhe më pas të rifitojë besimin në fushë.
Gjithsesi jo para 2-3 muajsh. Ideja është të kthehet në gjysmën e dytë të sezonit.
Për një dëmtim si ky duhet qetësi dhe durim për të mos e shtyrë kohën. Është shumë e rëndësishme që rikuperimi të jetë përfundimtar dhe total. Natën mes së hënës dhe së martës, banorët e Bergamos shprehën mbështetjen e tyre për sulmuesin, duke varur një pankartë jashtë stadiumit “Gewiss”, pas “Curva Nord”: “Forza Scamacca”.
Ndërkohë, Atalanta vazhdon të stërvitet në kuadër të ndeshjes shumë prestigjioze të së mërkurës së ardhshme kundër Real Madridit, për Superkupën e Europës.
Scamacca do të mungojë për shumë muaj dhe duhet të zëvendësohet. Emri më i përfolur është ai i Reteguit të Genoas.