Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Prishtina, pas një kohe rikthehet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina është e përgatitur maksimalisht për edicionin e ri dhe synon që të startojë me fitore në duel me debutuesin Suhareka.
“Po rikthehemi në shtëpinë tonë!
Pas një kohe të gjatë FC Prishtina do të luaj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Andaj të gjithë tifozët tanë, ‘Plisat’, qytetarët e Prishtinës dhe simpatizuesit e klubit po i presim në ndeshjen e hapëse të sezonit të ri
Sfida jonë e parë luhet të dielën me 11 gusht nga ora 19:00 ku përballë do ta kemi skuadrën e Suharekës
Për të festuar rikthimin në folenë tonë hyrja për të gjithë shikuesit në këtë ndeshje do të jetë falas prandaj mos mungoni
Ju presim të dielën nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, njofton FC Prishtina.