Ibraimi nesër prezantohet në Tetovë

Futboll

Ibraimi nesër prezantohet në Tetovë

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 18:40
Besart Ibraimi

Besart Ibraimi nesër pritet të prezantohet si futbollist ë ri i Shkëndijës së Tetovës.

Sulmuesi kërçovar sot do të përshëndetet me bashkëlojtarët e tij të Struga Trim Lum dhe do të marrë rrugën për në Tetovë.

Lajmin për Open-TV e ka konfimruar vet 37-vjeçari gjatë një prononcimi për portalin tonë.

“Po i bëj gati valixhet dhe po shkojë të përshëndetem me bashkëlojtarët e mi. Kështu e ka futbolli. Kam pasur numër të madh të ofertave, si nga Besa, Gostivari, Shkupi, nga klube të Kosovës, por do të kthehem te Shkëndija. Prezantimi do të bëhet nesër, të enjten”, deklaroi IIbraimi.

Ibraimi ishte larguar nga Shkëndija në vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat