Antzelo Sina është transferuar në Portugali, te klubi i Rio Ave.
Portieri shqiptar i cili refuzoi ftesën nga Greqia për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, këtë sezon është bashkuar me Rio Ave në formë huazimi nga klubi i Olympiacos.
“Mirë se erdhe në bord, Antzelo Sina!”-shkruan klubi i Rio Ave-s, krahas fotos së postuar në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar huazimin e portierit “kuqezi”.
20-vjeçari shqiptar u shfaq në super formë me ekipin e të rinjve të Olympiacos sezonin e shkuar, ndërsa tashmë do të nisë një eksperiencë të re në Portugali.