Kingsley Coman përgatitet të përshëndesë Bayern Munich pas tetë vitesh në Gjermani. Francezi, duket jashtë planeve të trajnerit Vincent Kompany, me belgun që kërkon të mos mbetet “peng” i gjendjes fizike të sulmuesit, duke qenë se Coman vuan nga dëmtime konstante.
Në këtë formë, edhe pas blerjeve si Hiroki Ito, Olise apo Palhinha, drejtuesit bavarezë kanë nevojë për të arkëtuar para në mënyrë që të jenë në rregull me Fair Playn financiar. Coman është njeriu që ka dalë në merkato me gjermanët që shpresojnë të përfitojnë deri në 60 milionë euro.
Klubi më i interesuar për shërbimet e Kingsley Coman është Paris Saint Germain. Coman është një prodhim i akademisë së parizienëve dhe kjo lidhje mund të ndihmojë në transferimin në Francë të anësorit.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa janë në gjendje të shpenzojnë te PSG, që si objektiv kryesor në këtë merkato ka transferimin e një sulmuesi qëndre ku i preferuari është Victor Osimhen i Napolit.