Aventura e mesfushorit suedez Jens Cajuste te Napoli mund të përfundojë që këtë verë. I ardhur një vit më parë nga skuadra e Reims, Cajuste luajti 35 takime me fanellën e të kaltërve, pjesën më të madhe duke ardhur nga stoli, por nuk arriti të shndërrohej në titullar.
Edhe trajneri Antonio Conte nuk e sheh 24-vjeççrin si pjesë të formacionit, ndaj të kaltrit po negociojnë me Brentford për shitjen e tij gjatë merkatos së kësaj vere.
Klubi anglez ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e suedezit, ndërsa Napoli kërkon 15 milionë, megjithatë gjasat janë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër të ndërmjetme.
Jens Cajuste pritet të provojë për herë të parë aventurën në Premier League, pasi në të shkuarën ka luajtur në Suedi e Danimarkë, para se të transferohej te Reims në 2022-shin dhe te Napoli një vit më vonë.