Drenica është nga skuadrat më aktive në Ligën e Parë, duke bërë nënshkrime të mëdha që të sjellin freski dhe stabilitet në kampin Kuq e Zi.
Transferimi i fundit nga ‘Shqiponjat’ është Arbios Thaçi, i cili ishte në të kaluarën pjesë e skuadrës nga Skenderaj.
Thaçi edicionin e kaluar ishte pjesë e Suharekës, ku nga Liga e Parë arriti të siguroj biletën për në Superligë.
Të njejtën gjë, mesfushori dëshiron ta përsëris me skuadrën e tij të lindjes, Drenicën, e cila objektivin kryesor e ka rikthimin në elitën e futbollit kosovar pas tre viteve.