Futbollisti Granit Xhaka e ka imagjinuar ndryshe këtë rikthim.
Si pjesë e një ndeshjeje miqësore, kapiteni i kombëtares së Zvicrës u kthye në Londër me Bayer Leverkusenin gjatë kësaj të mërkure dhe u takua me ish-klubin e tij Arsenalin, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Xhaka e ka veshur fanellën e ‘Topçinjve’ nga viti 2016 deri në 2023, është pritur me duartrokitje të ngrohta nga tifozët vendas”, shkruan më tej.
Kampionët gjermanë bënë disa gabime, ndeshja përfundoi me rezultat 4:1 për Arsenalin.