Laporta merr në dorë komandën për operacionin “Nico Williams”

Futboll

Laporta merr në dorë komandën për operacionin “Nico Williams”

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 13:52
Williams e Laporta

Barcelona është në kulmin e punës për rinovimin e skuadrës për sezonin 2024/2025.

Një nga emrat që ka qenë në podium javët e fundit ishte Nico Williams. Megjithatë, pamjet e sulmuesit duke iu bashkuar Athletic Bilbaos pas pushimeve dhe një video e protagonistit duke uruar një sezon të mrekullueshëm duket se kanë shuar të gjitha thashethemet.

Sipas “Sport”, objektivi prioritar vazhdon të jetë Nico Williams. Bordi i Barçës nuk heq dorë nga sulmuesi.

“Nico Williams është futbollisti më i dëshiruar nga Laporta që nga fillimi i merkatos dhe presidenti i Barçës nuk është i gatshëm “ta hedhë peshqirin” kaq lehtë”, shkruan e përditshmja katalanase.

“Klubi “blaugrana” i jep rëndësi relative videos së lartpërmendur, pasi drejtuesit besojnë se Nico Williams është detyruar, në një farë mënyre, ta regjistrojë atë video pas gjithë presionit të cilit i është nënshtruar nga klubi bask pas fitimit të Evropianit”.

Lojtari e di qëllimin e Barçës për të paguar 62 milionët e klauzolës së tij. Gjithçka është në dorën anësorit, që duhet ta dijë se në jetë një tren në largim nuk kthehet më.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat