Portieri i del në mbrojtje gardianit shqiptar: Nuk ishte faji i tij

Futboll

Portieri i del në mbrojtje gardianit shqiptar: Nuk ishte faji i tij

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 13:57
Pamje nga ndeshja

Tomas Strakosha pësoi një gol nga porta në portë në Ligën e Konferencës. Portieri i cili i shënoi, Ognen Kankareviç, ka thënë pas ndeshjes:

“Për mua ishte hera e parë që shënoj gol dhe padyshim që jam i lumtur. Më parë vetëm kam asistuar. Unë u nisa për të gjetur sulmuesin me topin që godita. Ishte goditje e fortë dhe me ndihmën e erës topi shkoi shumë larg.

Për Strakoshën ishte e vështirë, pasi topi kërceu në një mënyrë tjetër dhe prandaj shkoi në rrjetë.

Unë u habita, nuk e kam kuptuar ende se çfarë kam bërë.

Por vetëm ne portierët e dimë sesa e vështirë është të reagosh në situata të tilla, kur nuk di se çfarë të bësh teksa topi kërcen. Për mua nuk ishte faji i Strakoshës”, u shpreh portieri i Noah.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat