Ennur Totre largohet nga Shkëndija!

Futboll

Ennur Totre largohet nga Shkëndija!

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 14:46
Ennur Totre

Shkëndija ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin Ennur Totre, për të cilin infosport.mk kishte parlajmëruar që disa ditë më parë.

Totre te Shkëndija luante në formë huazimi nga rradhët e skuadrës ukrainase të  Vorskla Poltava, me të cilën skuadër tashmë edhe zyrtarisht i ka përfunduar kontrata.

Edhe pse Totre mund të luante te Shkëndija pa asnjë dëmshpërblim, një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu që tashmë Totre është një agjent i lirë dhe mund të zgjedhë skuadrën e tij të re.

Informacione jo zyrtare pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Totre mund të rikthehet sërish në Shqipëri, aty ku vite më parë shkëlqeu me fanellën e Tiranës. Si klub i tij i ardhshëm, përmendet Dinamo e Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat