Eksperimenti i Artetas

Futboll

Eksperimenti i Artetas

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 15:15
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e punësoi një ekip profesionist të vjedhësve të xhepave derisa ishte në darkë me lojtarët e tij.

Hajnat shkuan në tavolinat e rrumbullakëta të lojtarëve duke vjedhur telefona, kuleta etj, raporton mediumi britanik “The Athletic".

Në fund të vaktit, trajneri i Arsenalit u kërkoi lojtarëve t’i zbraznin xhepat e tyre, me disa objekte kyçe që mungonin!

Kjo ishte për t’ia mësuar skuadrës rëndësinë e të qenit “vigjilent dhe të përgatitur” në çdo kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat