Të gjithë tifozët grekë sulmojnë portierin shqiptar, ky është vendimi i klubit

Futboll

Të gjithë tifozët grekë sulmojnë portierin shqiptar, ky është vendimi i klubit

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 16:11
Thomas Strakosha

“Do të jetë si në shtëpi”! Kështu tha Alban Bushi kur Thomas Strakosha kaloi te AEK, megjithatë portieri shqiptar nuk po e ndien shumë ambientin e shtëpisë.

Përkundrazi, jemi ende në ndeshjet e para të tij me fanellën e AEK dhe situata ka mbërritur në një pikë shumë të ndërlikuar.

Në ndeshjen e fundit në Europë, AEK humbi në shifrat 3-1 ndaj armenëve të Noah. Strakosha ishte përgjegjës për dy gola të pësuar, por goli i shënuar nga portieri i Noah, nga porta në portë, është padyshim makthi i Strakoshës.

Kaq mjaftoi dhe tifozët grekë nuk e kursyen aspak portierin e Shqipërisë duke e sulmuar me komente nga më të ndryshmet.

Për këtë arsye AEK reagoi duke mbyllur komentet në llogarinë e saj zyrtare në mënyrë që gardiani shqiptar të mos ndikohet shumë nga ambienti, veçanërisht pas dëmtimit të Brignolit për 3 muaj dhe kështu, Strakosha nuk e ka një zëvendësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat