Shkëndija rikthen golashënuesin më të mirë të historisë

Futboll

Shkëndija rikthen golashënuesin më të mirë të historisë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 16:45
Besart Ibraimi

Shkëndija rikthen golashënuesin më të mirë të historisë!

Rikthim i bujshëm te Shkëndija! Besart Ibraimi ka mbyllur aventurën me kampionët e Strugës, duke u zyrtarizuar te Shkëndija.

Ibraimi kthehet pas tre viteve, pasi në periudhën 2015-2021, për 6 vite ishte ndër lojtarët kryesor në periudhën më të suksesshme të klubit, derisa zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, por edhe në gjithë historinë e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.

“Jam shumë i lumtur që po i ribashkohem Shkëndijës dhe pres me padurim të kontribuoj për këtë klub të madh,” ka thënë ai gjatë nënshkrimit të kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat