Edhe Reali në alarm

Futboll

Edhe Reali në alarm

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 17:08
Rodrygo

Transferimi i Julian Alvarez nga Mançester Siti tek Atletiko e Madridit ka vënë në gatishmëri të gjithë Europën, përfshirë edhe Realin.

Siti pritet të arkëtojë rreth 95 milionë euro për sulmuesin argjentinas dhe kjo do të thotë se skuadra Premier ka para të “freskëta” për të dalë në merkato.

Dhe aty shfaqet emri i sulmuesit të Realit të Madridit, Rodrigo.

Braziliani është një lojtar që Guardiola e pëlqen shumë dhe tani, ai mund të bëjë një përpjekje të re për të nënshkruar me të.

Braziliani, në parim, nuk planifikon të largohet nga Madridi në këtë sezon. Por me ardhjen e Mbapesë, hapësirat për të nuk do të jenë si më parë dhe kjo mund të ndryshojë tablonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat