Po kthehet Juventusi i madh, gati edhe 4 transfere të reja

Futboll

Po kthehet Juventusi i madh, gati edhe 4 transfere të reja

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 17:18
Cristiano Giuntoli

Juventusi i madh po kthehet. Thiago Motta dhe Cristiano Giuntoli kanë marrë përsipër rikthimin e ish-kampionëve në maje të Series A.

Nga tani deri më 30 gusht, data në të cilën gongu do të bjerë në seancën e merkatos së verës, të paktën 4 lojtarë të tjerë do të arrijnë si përforcime.

Një mbrojtës, një mesfushor dhe dy anësor janë në listën e krerëve të skuadrës.

Koopmeiners do të jetë partner në mesfushë i Douglas Luiz dhe Thuram.

Një tjetër lojtar që i tha po Juventusit dhe që pret t’i bashkohet klubit të së ardhmes së afërt është Jean-Claire Todibo. Negociatat janë drejt fundit dhe shpejt pritet të kryhet marrëveshja.

Nico Gonzalez dhe Galeno janë dy emra të tjera që lakohen shumë në ambientet e skuadrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat