Morati nuk ka dyshime

Futboll

Morati nuk ka dyshime

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 17:19
Masimo Morati

Masimo Morati rikthehet të flasë. Presidenti legjendar i zikaltërve thotë se skuadra është pretendentja kryesore për të fituar titullin kampion në Serinë A.

“Nuk e di nëse merkatoja ka përfunduar, por me afrimet e Zielinskit dhe Taremit, duke llogaritur edhe faktin që lojtarët kryesorë qëndruan, jemi skuadra për t’u mundur në Itali. Interi mbetet një skuadër kompetitive, e udhëhequr si në klub ashtu dhe në fushë me energji dhe në mënyrë perfekte”, tha fillimisht Morati. Më tej foli edhe për Bepe Marotën.

“Është një drejtues i jashtëzakonshëm. Një person i aftë dhe një profesionist i vërtetë. Por nuk duhet harruar puna e bërë nga Stiven Zhang duke parë që ka fituar shumë trofe. Inzagi? Pas fitores së titullit kampion shpresoj që të konfirmohet edhe këtë vit.

Uroj që edhe në Champions të ketë ecuri pozitive dhe pse jo ta fitojë. Do të ishte bukur që ta fitonte kundër Mançester Sitit. Inzagi meriton që të fitojë shumë trofe. E shoh të ngjashëm me Murinjon dhe nuk është çudi që të bëjë mirë në karrierën e tij”, ka thënë Morati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat