Drita e Gjilani nuk doli me rezultat pozitiv nga stadiumi në Riga.
Skuadra e Dritës ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga Auda, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve për Conference League.
Ky rezultat është premtues për Dritëln, sepse pas një jave ka rast të madh që të përmbysin këtë humbje dhe të shkojnë më tutje.
Futbollisti portugez Bruno Tavares shënoi në minutën e 8-të.
Ky gol i hershëm ishte fatal për Dritën.
Ndeshja e kthimit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.