Legjenda e Portugalisë pensionohet nga futbolli i luajtur

Futboll

Legjenda e Portugalisë pensionohet nga futbolli i luajtur

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 19:14
Diogo Costa, Pepe dhe Cristiano Ronaldo

Pepe e mbyll me futbollin. Legjenda e Portugalisë ka marrë këtë vendim, pas dështimit që përfaqësuesja e tij pati në Euro 2024, duke mos shkuar më tej se çerekfinalja, ku u eliminuan nga Franca.

Pas një karrierë të gjatë, të cilën e nisi në Brazil dhe e vazhdoi në Europë, në moshën 41-vjeçare, Pepe vendos të “varë këpucët në gozhdë”. Një legjendë jo vetëm e Portugalisë, tërhiqet kështu nga futbolli i luajtur pas 23 viteve si profesionist.

Kujtojmë që karrierën, qendërmbrojtësi e nisi në Brazil me Alagoano, për të vazhduar më pas në Portugali me Maritimo dhe Porto. Në vitin 2007 deri në 2017-ën, Pepe mbajti veshur fanellën e Real Madrid. Më pas, portugezi vendosi t’i bashkohej Besiktas, me të cilët luajti 1 vit e gjysmë.

Në janar të vitit 2019, Pepe u ribashkua me Porton, me të cilët luajti deri në korrik të këtij viti. Me 37 trofe të koleksionuar, 41-vjeçari e mbyll në këtë moment karrierën e tij, duke u larguar si legjendë e padiskutueshme e futbollit europian..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat