Cassano merr në mbrojtje Chiesan

Futboll

Cassano merr në mbrojtje Chiesan

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 10:49
Chiesa

Antonio Cassano, përmes “Viva el Futbol” në Twitch, foli rreth situatës së Federico Chiesa, sulmuesit të Juventusit, të cilin klubi bardhezi e nxori në shitje, pas dështimit për të rinovuar kontratën e tij në javët e fundit.

Kujtojmë se ka shumë interes për numrin 7 të Juventusit, si në Itali (Inter, Roma, Napoli) ashtu edhe jashtë saj, veçanërisht nga Premier League, por oferta e duhur për t’i bindur bardhezinjtë nuk ka ardhur ende.

“Ai (Allegri) e shkatërroi, e bëri sulmuesin e dytë për dy vite te Juventusi. Vetëm ai e pa si sulmues të dytë, askush tjetër. Një fatkeqësi, por Chiesa është i vetmi sulmues italian që driblon me sukses një kundër një, e ka golin në këmbë, ka shpejtësi. Ai është i vetmi lojtar i rrënuar nga xhindi, që u largua nga Juve”.

Ditët e fundit, trajneri Thiago Motta e ka shpjeguar kështu situatën e numrit 7: “Pas përjashtimit të tij nga miqësoret fshihen arsyet e merkatos. Kjo vlen si për atë, ashtu edhe për të tjerët që mbetën në Torino, përveç Fabio Miretti, i cili për momentin është i dëmtuar.

Ne ishim të qartë nga brenda, kemi folur me secilin prej tyre. Kemi lojtarë të fortë dhe të mirë, të cilët janë mësuar të luajnë vazhdimisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat