Bayern largon afrimin e bujshëm, e rikthen në Spanjë…

Futboll

Bayern largon afrimin e bujshëm, e rikthen në Spanjë…

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Bayern Munich konfirmoi këtë të premte largimin në formën e huazimit të Bryan Zaragoza te spanjollët e Osasunas.

Sulmuesi 23-vjeçar mbërriti në Mynih në janar pasi shkëlqeu te Granada, por nuk arriti kurrë të lërë gjurmë në kampionatin gjerman. Zaragoza zhvilloi në total shtatë paraqitje për bavarezët.

Sipas së përditshmes “Marca”, futbolllsiti spanjoll ishte afër huazimit te Valencia, por do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Osasunas.

Këta të fundit do të paguajnë në arkat e gjermanëve 250 mijë euro për huazimin e lojtarit.

Bayerni nga ana e tij beson se Bryan Zaragoza do të ketë më shumë minuta në këmbë dhe pse jo të rigjejë formën e tij më të mirë, në mënyrë që të kthehet në Bundesliga dhe të rivalizojë për një vend titullari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat