Anglia ngre siparin futbollistik

Futboll

Anglia ngre siparin futbollistik

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 21:51
Guardiola

Sezoni i futbollit anglez nis sërish nesër në Wembley, ku në orën 16:00 Manchester City do të përballet me Manchester United në një derbi që do të dhurojë trofeun e parë të sezonit, Community Shield ose ndryshe Superkupa (finalja mes fituesit te kampionatit dhe atij te Kupes). Trajneri Pep Guardiola, i cili foli në konferencën për shtyp, prezantoi ndeshjen e parë të 2024-2025 si më poshtë:

“Jam i emocionuar për sezonin, kam parë gjëra që më pëlqejnë. Është një sfidë e re, ne mund të mposhtim rekordin tonë. Sezonin e kaluar rekordi nuk ishte arritur kurrë më parë, ne do të shohim ambiciet tona.

Unë mundem te them se mezi presim të zbresim në fushë.

Ne u përpoqëm ta linim pushim ekipin sa më shumë që të ishte e mundur, por kështu është… Pothuajse të gjithë lojtarët janë kthyer, lojtarët e Anglisë dhe Rodri javën e ardhshme”.

Qytetarët prezantohen si fitues të Premier League dhe Djajtë e Kuq si fitues të FA Cup. Sipas ekspertëve të Sisal, City është favorit për të fituar me koeficientin 1.55 kundrejt 5.00 të Unitedit, ndërsa 4.50 kuota për një barazim.

Djemtë e Guardiolës janë përpara, me 1.32, edhe për fitimin e trofeut, për ta do të ishte vula e shtatë ne kete trofe; Bruno Fernandes dhe shokët e tij ofrohen në 3.25 për të marrë trofeun numër 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat