Sulmuesi shqiptar shënon sërish në Rusi

Futboll

Sulmuesi shqiptar shënon sërish në Rusi

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 22:46
Mirlind Daku

Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rus me fanellën e Rubin kazan.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish për ekipin e tij në barazimin 1-1 në transfertë përballë Rostovit.

26-vjeçari ka shënuar golin e barazimit për Rubinin në minutën e 62-të të takimit, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i tretë sezonal për Dakun në kampionatin rus në 4 ndeshje të luajtura në këtë start të Premier Ligës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat