Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaïfi, ka mirëpritur zyrtarisht nënshkrimin e ri Willian Pacho në familjen e madhe parisiene:
“Ne jemi të lumtur të mirëpresim Willian Pacho në familjen e Paris Saint-Germain. Willian është një lojtar i ri fantastik dhe talenti i fundit i madh që i bashkohet klubit tonë.
“Te Paris Saint-Germain ne vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë bazuar në një ekip të jashtëzakonshëm talentesh të rinj dhe mbi të gjitha në kolektiv”, deklaroi ai për kanalet zyrtare të klubit.
Komunikata për shtyp e PSG-së
“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Willian Pacho. Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili do të mbajë numrin 51, bëhet lojtari i parë ekuadorian në historinë e klubit”].