Ekipet e Superiores dhe ato të Kategorisë së Parë nuk po kryejnë vetëm fazën përgatitore. Gjatë përgatitjeve të tyre, këto ekipe po zhvillojnë edhe shumë miqësore.
Një sfidë e tillë ka qenë sot edhe ajo mes Burrelit dhe Tiranës. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Burrelit, përfundoi me fitoren e bardhebluve me rezultatin e ngushtë 1-2.
Golat për të besuarit e Bledi Shkëmbit u shënuan nga Bajrovic dhe Prenga. Ndërsa golin e vetëm për “mbretërorët” e shënoi Hoze. Të 3 këta gola u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk kishte “tundje” rrjete.
Tashmë ekipet janë gati për sezonin e ri. Tirana është përgatitur për të qenë në formë për Superiores, ndërsa matjanët do të militojnë në Kategorinë e Parë.