Meliqi rikthehet te klubi i zemrës

Futboll

Meliqi rikthehet te klubi i zemrës

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 08:27
Amar Meliqi

Amar Meliqi edhe zyrtarisht është rikthyer në portën e FC Shkupit, pas eksperiencës që pati te Bashkimi i Kumanovë.

Amar Meliqi, ndryshe është vëllai i Anesit Shkëndijës, ndërsa i njëjti tashmë ka firmosur kontratë profesionale me ekipin e tij të fëmijërisë, me të cilin numëron edhe një titull kampion, mirëpo pa patur mundësinë të luaj në ndonjë ndeshje zyrtare.

Pas eksperiencave të kaluara te Vllaznia e Pozheranit në Kosovë dhe te Bashkimi i Kumanovës, në Ligën e Dytë, Amari beson fuqishëm se këtë edicion do të ketë mundësinë të debutoj në ndonjë prej ndeshjeve zyrtare, qofshin ato në kampionat apo edhe në kuadër të Kupës.

Amari është 22-vjeç, i gjatë 188 cm, ndërsa pikërisht falë talentit të tij, ai që në moshë 19-vjeçare ishte bashkuar me ekipin e parë të FC Shkupit, skuadër kjo që sezonin e ri do ta nis me ndeshjen si vendas kundër Voska Sport.

E njëjta në program është të dielën (11 gusht) dhe do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat