Ish - mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë mbetet në Itali

Futboll

Ish - mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë mbetet në Itali

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 08:38
Emanuele Ndoj gjatë prezantimit te Latina Calcio

Emanuele Ndoj është lojtari më i ri i Latina Calcio, ekip që militon në Serie C.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Catanian, po në Serie C, për të nisur një të re me ekipin tjetër italian.

“Ndoj vlerësohet për vizionin e lojës dhe karakteristika që e bëjnë atë element të vlefshëm për çdo ekip.

Ai synon të shfrytëzojë përvojën dhe talentin e tij për të arritur suksese të reja në sezonin 2024/2025 me Latinan”, shkruan klubi italian.

Kujtojmë që 27-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Itali ku ka luajtur me Padovën, Romën, Brescian, Cosenzan dhe së fundmi Catanian. Gjithashtu, Ndoj ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, ku ka gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat