E konfirmon largimin e Alvarezin

Futboll

E konfirmon largimin e Alvarezin

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 08:47
Guardiola e Alvarez

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka konfirmuar se Julian Alvarez nuk do të jetë pjesë e ekipit të tij sezonin e ardhshëm.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Superkupës së Anglisë kundër Manchester United, tekniku spanjoll i uroi suksese në vazhdim sulmuesit argjentinas.

“Kam mësuar shumë prej tij dhe shpresoj që ai të gjejë atë që kërkonte.

Para së gjithash dua të shpreh mirënjohjen time për Julian. Me ne fitoi gjithçka dhe kontributi i tij ishte i madh”, deklaroi Guardiola.

Alvarez fitoi gjithçka me Manchester Cityn përgjatë kësaj periudhe dyvjeçare.

Ai i ishte bashkuar “Qytetarëve” nga River Plate në janar të vitit 2022, mirëpo kishte qëndruar në huazim për gjashtë muajt e ardhshëm./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat