Bernardo Silva ka pasur gjithmonë një ëndërr. Jo për të luajtur te PSG apo Manchester City, por te Real Madridi apo Barcelona. Kjo është një ëndërr që ndoshta nuk do të përmbushet kurrë, edhe nëse është vetëm dy vite larg skadimit të kontratës së tij. Dhe kur të ndodhë kjo, ai do të jetë 32 vjeç.
Realiteti është se një vit më parë rinovoi me “qytetarët” vetëm sepse as Real Madridi dhe as Barça nuk vendosën të “vënë bast” me vendosmëri për të. PSG kishte propozuar 70 milionë euro, ndërsa mankunianët kërkuan 100 të tilla, duke e parë me ngurrim një transferim të portugezit. Guardiola preferoi ta mbante xhevahirin e vet, pasi kishte fituar së fundi Ligën e Kampionëve.
Së fundi, Guardiola iu rikthye mundësisë që Bernardo Silva t’i thoshte lamtumirë dhomës së zhveshjes blu, duke vendosur të mos luante më për Manchester City: “Kishim frikë se mos e humbisnim. Ai është i pazëvendësueshëm. Mund të kaloj 10 minuta duke folur për atë që Bernardo do të thotë për mua dhe për City. E duam atë, të gjithë në dhomën e zhveshjes e duan”.
Në këtë seancë transferimi ai nuk ka qenë asnjëherë në qendër të thashethemeve, pikërisht sepse thuajse të gjitha klubet po përballen me probleme ekonomike. Dhe pastaj, të vendosësh të merresh në merkato me Manchester City nuk është aq e thjeshtë. Portugezi e kuptoi po ashtu se të presësh Barcelonën ose Real Madridin është diçka pa siguri të madhe, ndaj u fokusua tërësisht te “qytetarët”. Bernardo Silva mbush sot 30 vjeç.